Larg fushatës dhe shprehjes së bindjeve në publik, ngrihet grupi i monitorimit të Shërbimit Civil

Larg fushatës dhe shprehjes së bindjeve në publik, ngrihet grupi i monitorimit të Shërbimit Civil

Nëpunësit civilë do të jenë tërësisht të paanshëm dhe pa asnjë angazhim në fushatën që u paraprin zgjedhjeve të 18 qershorit. Trupa e nëpunësve civilë do të vijojë punën pa u ndikuar nga fushata, do ta kenë të ndaluar pjesëmarrjen në veprimtari politike gjatë orarit zyrtar apo edhe shprehja publikisht e bindjeve politike. Këto janë disa prej masave të marra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil pak ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore. Në një njoftim të shpërndarë nga KMSHC-ja përcaktohen masat në lidhje me administrimin e shërbimit civil gjatë fushatës, për të cilin është krijuar një grup i gatshëm që do të monitorojë situatën në të gjitha institucionet që janë pjesë e sistemit të shërbimit civil. Grupi ka në përbërje 12 inspektorë dhe drejtohet nga drejtori i Përgjitshëm. Procesi i monitorimit do të realizohet në bashkëpunim Departamentin e Administratës Publike dhe me grupet e monitorimit që do të ngrihen në institucionet e administratës shtetërore, që përfshijnë 18 ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, si dhe në 73 njësitë e qeverisjes vendore, ku përfshihen 61 Bashki dhe 12 Këshilla Qarku.

 Masat

- të orientohen njësitë përgjegjëse, të ngarkuara me administrimin e shërbimit civil, për të menaxhuar drejt situatën që krijohet për shkak të rrethanave specifike të diktuara nga një eksperiencë zgjedhore, që mund të sjellë si pasojë uljen e efikasitetit, apo përfshirjen e nëpunësit civil në fushatën elektorale, për llogari të forcave të ndryshme politike, ç’ka vjen në kundërshtim me parimin e paanësisë politike, mbi të cilin bazohet administrimi i shërbimit civil (neni5, Kreu II, i ligjit në fjalë);

- të sigurohet zbatimi i ligjit, në drejtim të respektimit të të drejtave politike të nëpunësit civil, e njëkohësisht edhe të kufizimeve të vendosura në dispozitën që përfaqësohet nga neni 37, i ligjit në fjalë, ku ndër të tjera, ndalohet pjesëmarrja e tij në veprimtari politike gjatë orarit zyrtar, si dhe  shprehja publikisht e bindjeve apo preferencave politike;

- të  sigurohet vijueshmëria normale dhe e pa ndikuar nga fushata zgjedhore, e veprimtarisë së trupës së nëpunësve civilë, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve; ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme, për të vendosur kontrollin mbi sjelljen e nëpunësve civilë në përputhje me ligjin, në institucionet e administratës shtetërore, qendrore dhe atyre të varësisë, në këtë situatë specifike.

Komisioneri do të koordinojë punën, për të monitoruar sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, si nëpërmjet raportimeve të DAP dhe institucioneve përkatëse, ashtu edhe nëpërmjet sondazheve që do të kryejë Komisioneri, me grupet e krijuara nga 12 inspektorët e gatshëm, që janë në dispozicion të këtij procesi, për të verifikuar vërtetësinë e fakteve të raportuara nga institucionet, apo edhe kontrollin e drejtpërdrejtë të prezencës në punë të nëpunësve civilë. Po kështu, Komisioneri do të verifikojë kryesisht, çdo denoncim nga subjekte të ndryshme, si dhe nga media, ndaj nëpunësve civilë që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet e administratës shtetërore.

Nga ana tjetër, Komisioneri do të jetë në mbështetjen e njësive të administrimit të burimeve njerëzore, në çdo rast, kur ata do të përballen me vështirësi të shkaktuara për shkak të presionit politik, që mund të jetë prezent në këtë situatë specifike.

Në këto rrethana, Komisioneri ka kërkuar nga institucionet, që të veprojnë menjëherë, me qëllim që të jenë në lartësinë që kërkon situata, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar zbatimin e parimeve themelore të administrimit të shërbimit civil, për një administratë në shërbim të qytetarëve dhe të pavarur nga politika.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy