Sot takimi i radhës për Minishengenin Ballkanik, Kosova nuk merr pjesë

Sot takimi i radhës për Minishengenin Ballkanik, Kosova nuk merr pjesë

Një pjesë e liderëve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Rama. Gjatë takimit do të diskutohet ideja e krijimit të Mini-Shengenit Ballkanik. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiçin dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa gjasat janë minimale që Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina të bëhen pjesë e këtij samiti.

Ndërsa Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, thuhet në një njoftim të presidentit Thaçi.

Samiti dyditor vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të mbajtura në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Qendra Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar një protestë pasditen e së premtes. “Aksion simbolik proteste ndaj Vuçiçit, të premten ora 17:00, lulishtja "Qemal Stafa", përballë Presidencës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy