Aksidenti fatal në autostradën Tiranë-Durrës/ Likaj: Policia të marrë masa për vendosjen e radarëve statik

Aksidenti fatal në autostradën Tiranë-Durrës/ Likaj: Policia të marrë masa për vendosjen e radarëve statik

Aksidenti i sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, la pas vetes sot dy vajza te reja të vdekura tragjikisht në aksident.

 Referuar këtij rasti dhe aksidenteve të shtuara rrugore në vend, Fadil Likaj, ekspert rrugor, i cilëson shkaqe që vijnë nga tre faktorë, rrugët me defekte, automjete dhe drejtuesit e makinës.

Sipas Likaj, aksidentet në këtë aks rrugore janë të shpeshta dhe se policia duhet të mare masa për vendosjen e radarëve statik, në një vend, ku dimensioni i rrufës është më i vogël se fluksi i automjeteve.

Tema e aksidenteve rrugore sot është bërë e përditshme. Referuar këtij aksidenti i cili ishte fatal, duke parë pamjet filmike, mund të themi se aksidenti ka ardhur si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të lëvizjes duke goditur trafik ndarëse.

Te ky aks rrugore, kemi ngjarje aksidentale pothuajse çdo ditë, dhe janë disa faktorë që ndodhin, automjeti, rruga dhe drejtuesit e mjeteve.

Rruga e pandriçuar dhe njëkohësisht monitorimi nga organet ligjzbatuee duhet të bëhen akoma më të shtuara sidomos patrullimet e policisë rrugore. Gjithashtu duhet të marrë masa jo vetëm për patrullimin por edhe për vendosjen e radarëve statik në mënyrë që edhe shoferët të orientohen në një dimension të rrugës që është më i vogël sesa fluksi i automjeteve aty.

Sipas ekspertit rrugor, akset më të rënda në të cilat shkaktohen aksidente janë ai Fushë Krujë-Milot dhe Lezhë-Shkodër.

Likaj, thotë se përgjegjësia duhet të vihet te organet ligjzbatuese të cilat duhet të mendojnë për ngritjen e një departamenti për kërkime shkencore të aksidenteve rrugore.

Akset rrugorë në të cilat kemi numrin më të madh të aksidenteve është rruga Fushë Krujë-Milot, apo rruga e cila është interurbane dytësorë Lezhë-Shkodër, pastaj Elbasan-Korcë, në të cilën kemi rrugë të vështirë me kthesa të madhja, infrastrukturë e dobët, ndriçim i munguar, të cilat janë segmente rrugorë në të cilat kemi pothuajse ngjarje me frekuenca shumë të shpeshta te aksidenteve rrugore. 
Mund të themi se gjatë këtij viti aksidentet rrugore kanë një rënie graduale, por nuk mund të themi se jemi në kushtet e duhura pasi organet ligj zbatuese duhet të marrin masa, të investojnë në teknologji, në infrastrukturë.

Poashtu jam i mendimit se organet ligjbzatuese, duhet të ngrinin një departament për kërkime shkencore të aksidenteve rrugore, duke ndërthurur disa fusha shkencorë të cilët të mund të bëjnë një grup të mirëfilltë, duke thirru inxhinier të ndërtimit, profilizuar në infrastrukturë, inxhinier mekanik, dhe duke nxjerrë disa konkluzione, këto tua paraqesin organeve ligjbzatuese dhe të merren masa për parandalimin e aksidenteve. 
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy