
Akademiku Artan Fuga tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se kriza e grupimeve politike siç është “Nisma Thurrje”, “Shqipëria bëhet” qëndron tek etiketa “parti të reja” që ata propaganduan.
Sipas Fugës këto grupime nuk krijuan një kohezion ideologjik dhe programor, por u pozicionuan dhe u fokusuan tek kritika e grupimeve politike më tradicionale
Kriza e këtyre grupimeve politike siç është “Nisma Thurrje”, “Shqipëria bëhet” qëndron tek etiketa që ata pranuan dhe propaganduan ‘parti të reja’. Ky ishte problemi themelor.
Ka një mentalitet të vjetër në qëndrimin ndaj gabimit, gabimin ia hedhin tjetrit. Nuk bëjnë analizë të thelluar të asaj që kanë bërë gabim. Ky është mentalitet i vjetër. Të jesh i ri, apo jo nuk është as çështje moshe as vitesh. Mund të jesh parti që del para 3 muajsh, nuk do të thotë që takon pushteti.
Fajësimi i partive të vjetra dhe një lloj mungese virgjërie politike që ata nuk do të thotë që atëherë pushteti i vjen atij që krijohet më vonë apo atij që ka moshë më të re.
Gjatë gjithë fushatës, me nuanca pak tolerante e kam thënë, por të thuash se ne jemi të rinj, ne na takon pushteti në kuptimin që ne kemi ardhur tani në skenën politike nuk qëndron.
Kjo fshehu mungesën e një platforme politike, ideologjike, sociale, të plote, të re, të mirëfilltë të këtyre grupimeve. I pashë më shumë të pozicionuar ndaj kritikës së grupimeve politike më tradicionale PS dhe PD, më shumë ndaj partisë në qeverisje, por nuk i pashë në krijimin e një kohezioni ideologjik dhe programor të tyre për të fituar besimin. I pashë më shumë në ekrane televizive dhe jo në ndonjë aktivitet të qenësishëm jashtë ekranit.



