Lëkundje të tjera janë regjistruar gjatë natës në Italinë Qendrore. Kjo ka shkaktuar frikë dhe panik te banorët. Epiqendra e tërmeteve ka qenë Valnerina, në Marche. Tërmeti më i fortë ka qenë ai I orës 19:10 me magnitudë 5.4, ndërsa në orën 21:18 është regjistruar një tjetër me fuqi 5.9.
Lëkundjet kanë vijuar edhe gjatë natës, më e forta ajo e orës 23:42 me mganitudë 4.6 ballë.
Kjo është hera e dytë që tërmeti godet të njëjtën zonë brenda disa javësh. Ndryshimi me tërmetin e 24 gushtit qëndron në faktin se lëkundjet e djeshme nuk shkaktuan viktima.



