Përplasen dy makina në aksin Tepelenë-Fier, humbin jetën bashkëshortët, plagosen dy të tjerë

Përplasen dy makina në aksin Tepelenë-Fier, humbin jetën bashkëshortët, plagosen dy të tjerë

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Rreth orës 05:30, shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Vangjel Ajdini, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Marga Ajdini, bashkëshortja e shtetasit Vangjel Ajdini.

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi Sazan Arapi, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Aarjanisa Arapi, ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy