Një qese e vetme çaji lëshon miliarda mikroplastikë dhe nanoplastikë në pije.
Kjo është ajo që doli nga një studim i ri, i cili hulumtoi lëshimin e grimcave plastike mikroskopike nga qeset e markave të ndryshme të çajit, të bëra nga materiale të ndryshme, duke përdorur teknika të ndryshme laboratorike.
Ai që çliron më shumë është polipropileni, me 1.2 miliardë mikroplastikë dhe nanoplastikë (MNPL) për mililitër pije.

Nëse kjo nuk do të mjaftonte, autorët e hulumtimit demonstruan se këto grimca janë në gjendje të ndërveprojnë me qelizat e zorrëve të njeriut, duke u zhytur në bërthamë, ku gjendet materiali gjenetik.
Pasojat shëndetësore mund të jenë shumë serioze, megjithëse efektet reale në shëndetin e njeriut të lidhura me ekspozimin ndaj këtyre komponimeve janë ende duke u përcaktuar.
Studimi i ri u krye nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë spanjollë nga Fakulteti i Bioshkencave të Universitetit Autonom të Barcelonës.
Studiuesit, të koordinuar nga profesoresha Alba García-Rodríguez, arritën në përfundimet e tyre pasi nënshtruan qeset e çajit të bëra nga polipropileni, najlon-6 dhe celuloza në laboratorë të ndryshëm për të vlerësuar grimcat.
Konkretisht, u zbulua se polipropileni lëshon afërsisht 1.2 miliardë grimca për mililitër; celulozë 135 milion dhe najlon-6 8,18 milion. Për sa i përket dimensioneve mesatare, ato ishin përkatësisht 136.7, 244 dhe 138.4 nanometra.
Mikroplastika dhe nanoplastika tashmë janë shoqëruar me një rritje të rrezikut të infeksioneve dhe një ndikim në fertilitet, ndër të tjera.



