
Në datën 10 maj është mbajtur në Universitetin e Selanikut konferenca shkencore me temë “Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Lidhur me këtë çështje profesor Jordan Jorgji deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se në këtë aktivitet kanë qenë pjesëmarrës personalitete dhe njohës shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve që e kanë traktuar me objektivitet çështjen.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Jorgji tha se ai sheh si probleme praktike për t’u zgjidhur njohjen e sigurimeve shoqërore dhe njohjen e diplomave të arsimit të lartë.
Në organizimin e këtij aktiviteti që ka zgjatur disa muaj përpjekja ishte të ftoheshin figura shqiptare dhe greke dhe çështjet e marrëdhënieve shqiptaro greke të trajtoheshin së bashku. U ftuan personalitet më të mira shqiptare dhe greke dhe njohës që mbuluan në mënyrë sa më objektive të mundshme këto marrëdhënie.
Kjo temë u trajtua e fokusuar në 2 boshte kryesore, boshti i parë i sigurisë ku u fol në një panel me figura shumë të rëndësishme dhe njohës të marrëdhënieve shqiptaro-greke, ishte doktor Albert Rakipi, profesoresha Marilena Popa, u fol për aspektin e sigurisë në BE, u trajtua çështja e marrëdhënieve shqiptaro-greke në prizmin rajonal të sigurisë, të tendencave bashkëkohore të influencës nga vene të treta në rajonin evropian dhe sa e fortë është perspektiva e evropianizimit në marrëdhëniet dypalëshe.
Paneli i dytë po në marrëdhëniet shqiptaro greke u trajtuar në boshtin juridik, ajo e delemitimit të zonave detare me dy profesorë, Hektor Rucin dhe Sarigianidhis.
Dy dimensione kryesore të marrëdhënieve shqiptaro greke janë dimensioni politik, çështjet e mbartura nga e kaluara dhe çështjet e reja, ato praktike.
Në lidhje me çështje politike është ligji i luftës sipas palës shqiptare. Në 2016-2018 u bë progres sa i përket ecurisë së këtyre probleme. Do veçoja si probleme praktike për t’u zgjidhur njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore që do i hapë rrugë zgjidhjes së problemeve të dhjetëra mijëra emigrantëve dhe do ishte çelësi i një qasje më pozitive në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe njohja reciproke e diplomave, dhe hapjen e programeve të përbashkëta.
Biseda mes Rucit dhe Sarigianidhis u fokusua në një pasqyrë historike të ecurisë së çështjes së detit, vijës së mesme, vijës bazë në delimitimin e ujërave dhe në këtë aspekt Sarigianidhis iu referua dyshimeve, por nuk shprehu ndonjë pikëpamjet të hapur të tij, por u referua se Greqia ka të drejtë të dyshojë për influencën e Turqisë në rrëzimin e marrëveshjes së detit në 2009. Ajo që u theksua nga Sarigianidhis ishte nevoja që shtetet të shkojnë të përgatitura në një negocim dhe negociatat për zgjidhjen e çështjes në Gjykatë Ndërkombëtare do i hapte rrugë çlirimit të një energjie pozitive më këto marrëdhënie.
Profesor Ruci iu referua ngjarjeve pozitive, takimeve të ministrave të Jashtëm, të kryeministrave dhe frymës që ekziston për të pasur një zgjidhje sa më të afërt. Nuk dihet a do ketë zgjidhje të afërt pasi bisedat janë fshehta, ka dy grupe që po punojnë, asaj që iu referua Ruci ishte nevoja e një kompromisi të afërt nga klima e krijuar kohët e fundit mes dy kryeministrave.



