A po rrezikohet qeveria në Kosovë? (VIDEO)

A po rrezikohet qeveria në Kosovë? (VIDEO)

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me shumë gjasa rrezikon të marrë fund, dy muaj pas marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ka qenë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai që deklaroi se dy aleatët kanë mospajtime rreth heqjes së tarifës 100% për inicimin e dialogut me Serbinë, një qëndrim ky që po rrezikon edhe partneritetin me SHBA-në.

"Ne nuk shohim më mundësi dhe bashkëqeverisje me Vetëvendosjen ... Andaj, do të marrim iniciativë të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe mandej mbetët përgjegjësi e të gjitha partive politike, dhe institucioneve të vendit që të gjejnë zgjidhje si të dilet nga kjo situatë", tha Mustafa.

Tensionet në koalicion u theksuan të mërkurën kur kryeministri Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Shkarkimi i tij, erdhi për shkak të një deklarate se epidemia e koronavirusit po infektonte nga ora në orë qytetarë të shumtë dhe se kërkesa e presidentit Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ishte e justifikuar.

Megjithatë, kjo deklaratë, për Albin Kurtin ishte tradhti ndaj qeverisë dhe rendit.

"Nuk mundet një ministër t’ia mbajë ison idesë së presidentit për një ide nga e cila presidenti u zmbraps sot... Duhet të presim se çka do bëjnë e veprojnë, e pastaj të përgjigjemi për mocionin e LDK-së. tash duhet të përqendrohemi me gjithë kabinetin qeverisës për luftimin e virusit korona", u shpreh, kryeministri Kurti.

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Mustafa, nuk sheh mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme edhe nëse qeveria nuk merr votëbesimin, për shkak të situatës emergjente me të cilën përballet vendi, me koronavirusin.

Nga radhët e opozitës, po konsolidohet qëndrimi në favor të mocionit të mosbesimit.

"AAK-ja do të votojë për këtë mocion, sepse qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë qeveria më jetëshkurtër, por edhe më e dëmshja për Kosovën," informoi të enjten ish-kryeqeveritari Ramush Haradinaj pas takimit me homologun e LDK-së.

Kushtetuta e Kosovës, sqaron se mocioni i mosbesimit ngrihet me propozimin e një të tretës së deputetëve dhe, kur përkrahet nga shumica, çon në dorëheqjen e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy