
Gazetari Sokol Bregu sugjerimin e drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj për komisariatet në kryeqytet për të mos arrestuar përdoruesit e drogës për vjedhje të lehta e sheh si një mënyrë për të ofruar një proces ndryshe për të shmangur disa probleme duke qenë se edhe shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t'i trajtuar këta persona. Duke folur në "MCN Live", Bregu tha se droga është shpërndarë gjithandej dhe se tani më nuk është vetëm në dorën e policisë.
Nuk është urdhër pasi nuk mund të marrë atributet e prokurorit drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Ai ka sugjeruar, pasi arrestimet i bëjnë oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokuroria. Ai ka sugjeruar që për vjedhje të lehta ata që janë përdorues droge të mos shkojnë në burg, por të ndiqen në gjendje të lirë.
Ata që përdorin drogë kryejnë vjedhje për të gjetur dozën e tyre. Pas denoncimit policia duhet t’ i arrestojë. Policia duke parë se ka numër të madh përdoruesish dhe përdorin vjedhjen kanë sugjeruar t'i çojnë në një proces ndryshe dhe të mos i arrestojnë se do krijojnë probleme në dhomat e shoqërimit. Do kërkojnë një ndërhyrje mjekësore. Do të jesh në alert për pjesën tyre shëndetësore.
Droga është shpërndarë gjithandej, nuk është më vetëm në dorën e policisë, një pjesë e tyre kthehen në dhunues në familje, në hajdutë. Burgjet gjithnjë e më shumë kanë përdorues droge. Shteti nuk mund të ketë në dispozicion kaq shumë mjete për të bërë shoqërimin e tyre apo mjekë që do merren me shtrim spitalor të personave që shkojnë në drejtoritë vendore. Nuk duhet të kemi vetëm, një sens të kritikës, por të dimë se cilët janë mundësitë reale të këtij shteti. Në QSUT kemi vetëm një repart toksikologjie me 30 shtete.
Sikur të gjithë përdoruesit të shkojnë në spitalin qendror edhe pa gjendje arresti nuk ka mundësi t’i trajtojë, pasi edhe metadoni kushton.
Vjedhje të lehta janë vjedhje të vogla, që afrohen deri te një shifër që nuk shkon më shumë se 30-100 mijë lekë të vjetra. Vjedhje në markete, biçikleta. Sende që kanë një vlerë të vogël. Edhe vjedhjet kategorizohen sipas vleftës. Duhet të prekin pasurinë vjedhjet, që të shkojë me shumë vite duhet të cenojë pasurinë në vlera monetare të larta. Ai nuk thotë mos i procedoni penalisht. Në këtë vend për mua përdorimi i mjetit në gjendje të dehur është më shqetësues se këto vjedhje të lehta. Ata që kapen, ndalohen edhe pse janë të rrezikshëm dhe një cenim i sigurisë kalojnë vetëm me 2-3 ditë dhe pjesa më e madhe dënohen me kusht.
Më tej Bregu tha se ka disa droga të forta që janë futur këto kohë në vendin tonë dhe që vijnë nga Meksika dhe Holanda. Sipas gazetarit vajzave ia falin gjithmonë drogën për interes seksual.
Ka disa droga të forta që janë futur këto kohë. Po vijnë nga Meksika dhe Holanda dhe janë halucinante.
Në Shqipëri ka një bollëk droge. Në dijeninë time, vajzave iu falin gjithmonë, nuk e blejnë kuptohet interesi, interesi seksual. Pse falet në gjimnazet? Synohet përfitim seksual prej atij që e dhuron. Jemi mësuar të shohim telenovela që ua jep herën e parë, që ta blejnë. Ka një përfitim në logjikën e tij. Sa i përket të rinjve, jo gradës së fundit të toksikuarve, ata duhet të vjedhin për ta blerë.
Në Shqipëri pika kryesore e përdorimit është kanabisi.
Sot shitësit e kokainës nuk kanë 2-3 doza por 200-400 gramë në xhepa për një natë. Në Shqipëri ka një shifër të madhe konsumatorësh. Nga OKB dalim si një nga vendet me përdorimin më të madh të kokainës në raport me popullsinë.



