Ergys Qirici, drejtor i përgjithshëm i Ndihmës Juridike Falas ndau me shikuesit disa shifra mbi shpërndarjen e këtij shërbimi. Qirici the se në krahasim me vitin 2019, kur u hap ky shërbim, shifrat e përfituesve janë shumëfishuar dhe vetë institucioni ka krijuar disa sektorë të profilizuar.

Jemi munduar të jemi sa më të prekshëm dhe sa më pranë qytetarëve. Në bashkëpunim edhe me institucionet e përfshira dhe OJF mundohemi të kryejmë të paktën një takim në javë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Janë mbi 600 aktivitete të kryera përgjatë gjithë vitit 2024. Këtu kam parasysh jo vetëm studiot televizive, jo vetëm tavolinat e përbashkëta.

Kemi ndihmë juridike parësore dhe dytësore. E para ka të bëjë edhe me ndërmjetësimin. Jo çdo çështje duhet të shkojë në gjykatë. E dyta ka të bëjë me të drejtën e qytetarit, që ai e ka përfituar falë ligjit, për t’u përfaqësuar falas pranë një gjykate.

Vetëm për 2024 kemi diku te 900 vendime ku qytetarët kanë përfituar në mënyrë direkte shërbimin e një avokati për t’u mbrojtur interesat e tyre në gjykatë. Në vitin 2019, kur ka filluar drejtoria të funksionojë, kishim 23 përfitues të ndihmës juridike parësore. Sot kemi 6220 përfitues të kësaj ndihme. Ata kanë shkuar pranë kësaj qendre ose organizatave dhe kanë marrë shërbimin.

Pjesa më e madhe janë gra, 63% femra dhe 37% meshkuj. Pjesa më e madhe janë të natyrës administrative 45% dhe civile 44%. Një nga kategoritë që ka numrin më të madh të përfituesve janë viktimat e dhunës në familje, 1136 të tillë.