Athina nderon presidentin serb me medaljen e artë të qytetit, Vuçiç: Mirënjohës që nuk njihni pavarësinë e Kosovës

Athina nderon presidentin serb me medaljen e artë të qytetit, Vuçiç: Mirënjohës që nuk njihni pavarësinë e Kosovës

Athina ka nderuar me medaljen e artë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Serbia dhe Greqia do të jenë bashkë në të mirë e në të keq. E pranoj këtë medalje si obligim shtesë për Serbinë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, kulturor dhe mbi të gjitha për marrëdhëniet tona dypalëshe”, është shprehur Vuçiç gjatë ceremonisë në City Hall Athina.

"Në Luftën e Parë Botërore, sikur të mos kishte qenë për Greqinë dhe grekët, shteti serb do të ishte zhdukur. Kur Venizelosit iu ofruan lëshime territoriale në dëm të Serbisë, ai tha atë fjalinë e famshme: 'Greqia është shumë e vogël për të qenë kaq e ndyrë'. Kjo është arsyeja pse ai është edhe një nga heronjtë e Serbisë, jo vetëm hero i Greqisë", përfundoi Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se serbët dhe grekët vuajtën njësoj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ata luftonin me fashizmin, ndërsa shumica e kombeve përreth iu nënshtruan Fuqive Qendrore.

Siç raporton B92, presidenti Vuçiç më tej është shprehur se Serbia nuk do ta harrojë vitin 1999, kur Greqia ishte me popullin serb dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje për popullin serb.

Ai shtoi se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, për të cilën Serbia është mirënjohëse dhe se, sot, kur Greqia percepton çdo lloj kërcënimi, është detyrë e Serbisë të thotë që gjithmonë do të ruajë, mbrojë dhe avokojnë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Greqisë, në tokë dhe në det.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy