
Presidenti Volodymir Zelensky po kërkon nga Parlamenti ukrainas të miratojë sanksionet e reja 50-vjeçare kundër Iranit për shkak të rolit të tij në furnizimin e Rusisë me dronë dhe pajisje ushtarake për luftë.
Lajmi është raportuar nga Kyiv Independent, duke cituar një projekt-rezolutën e paraqitur në Parlament.
Drafti thuhet se do të përfshijë një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin dhe investimeve.
Në sulmin e natës së sotme, Kievi tha se rrëzoi 52 nga 54 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar në vend.



