
Një ditë pas asamblesë së Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi sot grupin parlamentar ku vendos shtyrja e amnistisë penale, ndërsa ende nuk ka një vend për projektligjin e lojërave të fatit. Çuçi theksoi se deputetët socialistë duhet të zbresin në bazë dhe të nisin punën për fushatën elektorale.



