
Ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur kreu aktual i shtetit të Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa.
Mugabe u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2017, pas 37 vjetësh në pushtet. Gjatë kohës së tij në detyrë, vendi kaloi nga pavarësia në recesion, e më pas në kolaps ekonomik.
Një figurë e diskutueshme, ai është parë nga përshëndet nga mbështetësit e tij si hero revolucionar i luftës çlirimtare afrikane që ndihmoi për të çliruar Zimbabvenë nga kolonializmi britanik.
Por përgjatë viteve në pushtet, ai është akuzuar si diktator, përgjegjës për keqmenaxhimin ekonomik, korrupsionin, racizmin kundër të bardhëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit.
Në vitin 2000, kur shëndeti mendor dhe fizik i Mugabe nisi të përkeqësohej, ai u përpoq t’i linte pushtetin gruas së tij, Grace, katër dekada më e vogël.
Ai refuzoi të linte karrigen edhe kur Parlamenti nisi procedurat për ta shkarkuar dhe forcat e armatosura u angazhuan për ta larguar nga zyra. Largimi i tij u pasua me festime në të gjithë vendin prej 13 milionë banorësh.



