Primaret për kandidatët e zgjedhjeve lokale/ Paloka: Do votojnë edhe simpatizantët e PD (VIDEO)

Primaret për kandidatët e zgjedhjeve lokale/ Paloka: Do votojnë edhe simpatizantët e PD (VIDEO)

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ka folur kryetari i këtij organi Edi Paloka.

Në një prononcim për mediat Paloka bëri me dije se risi e primareve të reja në PD do të jetë pjesëmarrja e simpatizantëve, siç e përcakton statuti i selisë blu.

Me kërkesën e Këshillit Kombëtar të kaluar, u shty për sot diskutimi i rregullores së primareve pasi një pjesë e anëtareve nuk e kishin lexuar dhe parë mirë. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti i PD, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD. Përcaktohen qartazi në statut kush janë simpatizantët, si regjistrohen dhe modalitetet e tjera. Statuti përcakton që simpatizantët kanë të drejtën e votimit në primare.

Paloka gjithashtu bëri me dije se:

Çështja tjetër që u diskutua ishte ajo e kandidimit të kryetarëve të degëve dhe pozicionit që duhet të mbajnë kur kandidojnë në primare. Në fund u miratua propozimi sipas të cilit kryetarët e degëve që do kandidojnë në primare, gjatë kohës së kandidimit funksionet e tyre do t’i kryejë një nga nënkryetarët e partisë në degë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy