Vaksina Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 është në gjendje t’i rezistojë të paktën dy varianteve të ndryshme të virusit Sars-Cov-2.
Kjo demonstrohet nga një studim, i kryer në një grup prej 20 pacientësh të vaksinuar, rezultatet e të cilit u botuan në Nature Medicine.
Puna, e kryer nga një ekip studiuesish nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, Galveston, e udhëhequr nga Pei-Yong Shi dhe Philip Dormitzer, bëri të mundur sqarimin se vaksina mund të stimulojë një përgjigje imune të aftë për të neutralizuar virusin edhe në rastin e tipareve të variantit anglez ose afrikan jugor.
Autorët gjetën prova të neutralizimit të viruseve mutante me ndryshime të vogla.
Vaksina kundër COVID-19 e Pfizer- BionTech është vaksina e parë që u miratua për përdorim më 11 dhjetor nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA).



