
Gazetari Klodian Tomorri thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme për dosjen e inceneratorëve të lë te kuptosh se ka regji për ta orientuar procesin në mënyrë që të dënohen ca njerëz e të shpëtohen disa të tjerë.
Tatimet nuk bënë asnjë veprim edhe pse kishin zbuluar një skemë të madhe evazioni dhe paligjshmërie. E ka pasur prokuroria e Tiranës skemën e mashtrimit të TVSH. Që në 2017, prokuroria nuk bëri asgjë. Kjo histori u la të iknin paratë. Pas presionit të madh publik duket sikur ka një regji për ta orientuar procesin në mënyrë që të dënohen ca njerëz e të shpëtohen disa të tjerë. Jemi në këtë situatë ku sot kemi ish-ministrin e Mjedisit, i cili për këto dy raste është zyrtarisht njeriu që ka qenë koka e kësaj afere. Nuk ma merr mendja se ka njeri që beson se Lefter Koka ka qenë koka e aferës së inceneratorëve.
Sipas Tomorrit, problemi më i madh është inceneratori i Tiranës, por në rastin e hetimit të kësaj dosjeje, progresi është shumë i ngadaltë. Dy muaj pasi është vënë nën sekuestro, për inceneratorin e Tiranës nuk ka ende transparencë.
Fieri dhe Elbasani ishin nxemja. Nuk besoj se aty ka pasur abuzime të mëdha. Tirana ishte depozita e madhe ku do fillonin e të merreshin paratë. Problemi ishte Tirana. Dy të tjerat u bën për t’i hapur rrugën kësaj pune. Por duket se inceneratori i Tiranës ka një apati të prokurorisë dhe SPAK për të proceduar me masa të shpejta. Ka një hezitim për të marrë masa. Ka një bllokim, është vënën nën sekuestro. Ka dy muaj nën administrim shtetëror dhe ne nuk dimë asgjë. Sa para janë vjedhur aty, sa kanë qenë shpenzimet reale dhe sa fitohet. Nuk i kemi, nuk dimë asgjë.



