
Ines Muçostefa, përfaqësuese e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë tha për “MCN Economy” se në panairin "Klik Ekspo Group" kanë marrë pjesë më shumë se 300 kompani, duke shënuar kështu pjesëmarrjen më të lartë në krahasim me çdo vit tjetër.
Më tej, Muçostefa tha se do e cilësonte “Klik Ekspo Group” si panairin e Dhomave të Tregtisë.
Janë më shumë se 300 kompani të ardhura nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Europa të cilat marrin pjesë të strukturuara në patronazhin e 15 vendeve.
Me numra kemi kaluar çdo pritshmëri në krahasim me herët e shkuara.
Është dhe panairi i tregtisë, dhomat e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë gjithmonë prezente me një numër të rëndësishëm kompanish.
Ne punojmë fort me vendet e rajonit sepse integrimi europian na ka vënë kushtin që të bashkëpunojmë si një treg i madh ku kompanitë tona dhe interesat lidhen me njëra-tjetrën, duke e parë gjithë rajonin si një destinacion i investimeve të mëdha.
Është një sallon sepse përqafon shumë aktivitete që organizohen në kuadër të afrimit të bizneseve me njëra-tjetrën.
Tregon që kemi bashkëpunim shumë të fortë rajonal. Do ta cilësoja si panairin e Dhomave të Tregtisë. Pjesëmarrje gjithnjë e më e gjerë e Dhomave të Tregtisë në këtë panair.



