Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 32 persona, pasi akuzohen për ndërtim pa lejë. Mes tyre spikasin 4 të moshuar nga Tropoja, ku një 80-vjeçar kishte ndërtuar një objekt pa lejë në bjeshkë. Kurse në Korcë dhe Elbasan u proceduan disa gra.



