Këshilli NATO-Rusi mblidhet sot në Bruksel

Këshilli NATO-Rusi mblidhet sot në Bruksel

Në Bruksel mbahet sot një takim i Këshillit NATO-Rusi, i cili pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve dhe rreziqeve, pas disa incidenteve ajrore mbi Detin Baltik.

Muajin e kaluar, NATO ka thënë se ka përcjellë tre avionë rusë mbi det, përfshirë dy që nuk u janë përgjigjur kontrollorëve të trafikut ajror apo kërkesave për identifikim.

Moska ka thënë se të gjitha fluturimet e Rusisë mbi Baltik janë bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në takimin në Bruksel, zyrtarët e NATO-s pritet t'i bëjnë presion Rusisë për t'i paraqitur planet e fluturimit mbi zonën baltike.

NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy