Një bandë kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë është goditur nga policia italiane gjatë një operacioni të koduar “Toka jonë”. Operacioni i kryer në Milano gjatë orëve të para të mëngjesit ka çuar në shkatërrimin e një bande që merrej me trafikun drogës e prostitucionit nga Shqipëria në Milano e Holandë.
Policia italiane ka ekzekutuar 14 urdhër arreste me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e shfrytëzimit të prostitucionit.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të vitit 2015 e në muajin mars të po këtij viti u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe u sekuestruan 5 kg drogë.
Grupi kriminal shqiptar shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare.
Ndërsa në Holandë blinin drogë të tipit kokainë që e trafikonin më pas në Itali.
Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte degëzime të tij në Shqipëri.



