Xhadat/ Dështon nisma e Ramës për hapësirat publike / Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit: Nuk kemi mjete për përmbushjen e kërkesave tuaja (VIDEO)

Xhadat/ Dështon nisma e Ramës për hapësirat publike / Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit: Nuk kemi mjete për përmbushjen e kërkesave tuaja (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar para disa kohësh, në lidhje me çertifikatat e pronësisë, se hapësira publike nuk është domosdoshmërisht pronë shtetërore, por mund të jetë edhe pronë private e pa zhvilluar, e cila mirëmbahet si hapësirë publike.

 “Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht pronë shtet. Hapësira publike mund të jetë dhe pronë private, për sa kohë është pronë private e pa zhvilluar. Kjo pronë mund të mirëmbahet nga shteti, si hapësirë publike. Nuk thua dot kam shesh mes pallateve, t’i vendosësh traun edhe t’i marrësh njerëzve para kur fusin makinën. Pavarësisht se mund të kesh çertifikatë prone aty, ti nuk mban dot lopën aty, nuk e rrethon dot, sepse aty është hapësirë publike e përbashkët”, është shprehur ai. 

Ndërkohë, parkimi “Petro Nini” pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi, edhe pse u prish në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, sot është kthyer sërish në parkim. Po ashtu, inertet e mbetura nga aksioni për lirimin e hapësirave publike tek Pallati me Shigjeta vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje që prej 4 shkurtit 2026. 

Edhe më 19 shkurt 2026, mbetjet nga objektet e shkatërruara poshtë pallateve rezultojnë ende të pahequra. Redaksia e emisionit Xhadat iu drejtua Bashkia Tiranë me pyetjen se si është e mundur që, pas një aksioni me urdhër të kryeministrit për prishjen e objekteve që kishin zaptuar hapësirat publike, nuk janë hequr inertet. 

Në përgjigje, bashkia citon: Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili shprehet se nuk disponon mjete për heqjen e inerteve dhe se kompetenca e tyre ligjore është vetëm shembja e objekteve. Nga ana tjetër, sipas përgjigjes së bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit thekson se nevojitet organizim nga kjo drejtori ose nga drejtori të tjera brenda bashkisë për largimin e inerteve. 

Megjithatë, mbetet ende e paqartë: përse nuk janë hequr deri tani këto inerte?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy