
Mbi 5,000 njerëz kanë vdekur deri më tani në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve izraelite.
Këto janë shifrat e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë.
Afro 2 mijë të vdekur kanë qenë fëmijë.
Po ashtu bëhet me dije se 15 273 të tjerë janë plagosur.
Sot në mëngjes, ushtria izraelite raportoi se kishte kryer 320 bastisje në Rrip në 24 orët e fundit, duke pretenduar se kishte goditur objektiva të lidhura me Hamasin.



