
Në vitin 2024, 553 punonjës të informacionit u burgosën në mbarë botën, nga të cilët 528 ishin gazetarë. Këto janë të dhënat që dalin nga raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij.
Në vend të parë renditet Kina me 115 raste, e ndjekur nga Mianmari me 70 dhe Bjellorusia me 52.

Rusia është e katërta me 47 gazetarë të burgosur, më pas Izraeli me 46 dhe Vietnami me 39.
Në vendin e shtatë, me 35 punonjës të medias të përfunduar pas hekurave është Irani.



