Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në portin e Shëngjin.
Mjeti lundrues i rojës bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse emigrantet do të transferohen në kampin e Gjadrit.
Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve, të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.



