Hajdini: Skenari më i mundshëm që asambleja e FSHF të mos mbahet, Shqipëria rrezikon penalitete (VIDEO)

Hajdini: Skenari më i mundshëm që asambleja e FSHF të mos mbahet, Shqipëria rrezikon penalitete (VIDEO)

Gazetari i sportit në MCN TV Edi Hajdini komentoi në MNC Live zhvillimet e fundit në FSHF. Hajdini u shpreh se sipas gjasave asambleja për zgjedhjen e kreut të FSHF-së nuk do të zhvillohet.  Ai theksoi se në Shqipëri mungojnë gjykatat sportive, duke shtuar se nëse në relacionin e UEFA-s thuhet se ka ndërhyrje nga palë të treta, kombëtarja dhe klubet shqiptare rrezikojnë penalitete.

Gjykata ka pezulluar të gjitha procedurat për Asamblenë e datës 2 mars, ndërkohë Federata nuk merr parasysh vendimin dhe vazhdon procedurat për zgjedhjet. Një luftë që nuk ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se në Shqipëri ishte edhe president i UEFA-s.  Është përmendur fjala burg, në rast shkeljesh të vendimit të gjykatës, zyrtarët e federatës rrezikojnë penalitet civil. Në vende të tjera këto çështje i zgjidhin gjykatat sportive. Skenari më i mundshëm është që asambleja të mos ketë shanse të zhvillohet. Në momentet që këtu nuk kemi gjykatë sportive dhe çështjet çohen në Lozanë. Kjo pjesa e gjykatave nuk është shumë domethënëse se mund të zgjidhë gjë, thjesht do ta acarojë situatën. Nëse në relacion do thuhet që ka ndërhyrje nga palët e treta, gjykata, qeveri, quhet ndërhyrje në botën e futbollit dhe Shqipëria rrezikon të mos luajë për 10 vite në kompeticionet e larta. Ajo që stonon në këtë moment është që asnjëra prej palëve nuk tërhiqet dhe nuk lëshon”, tha Hajdini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy