
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ka shpjeguar situatën e krijuar prej përmbytjeve në disa qytete dhe akse kryesore të vendit.
Në një intervistë për MCN TV, Verdho është shprehur se ARRSH ka marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës dhe shmangien e përmbytjeve prej reshjeve të dendura të shiut.
Në disa prej akseve rrugore ka pasur edhe rënie të gurëve për shkak të rrëshqitjes së dheut nga shirat me intesitet të lartë, por sot situata paraqitet pa probleme. Sipas tij dëmtimi i aksit rrugor Sarandë-Borsh, ku si pasojë e reshjeve është fundosur njëra pjesë e rrugës, ka ardhur prej çedimit në murin e këtij aksi dhe mbingopjes së ujërave nëntokësorë. Për këtë rrugë është nënkontraktore kompania "Salillari".
Intervista e plotë:
Si është situata e akseve rrugore dhe sa është shkalla e dëmtimit?
“Autoriteti rrugor shqiptar me planin e emergjencave fillon punën e saj që në nëntor dhe deri më 31 mars, duke ngritur shtabet e emergjencave në qendër dhe rajon, të cilat japin informacione për 24 orë në çdo moment të ditës dhe jo më në momente të veçanta atmosferike, siç po kalojmë këtë javë. Për të përmendur sot një përshkrim të situatës të dhënë nga të gjithë njerëzit e ARRSH-së në terren. Në Plepa, Qafë Prush kemi patur reshje dëbore. Është bërë i mundur pastrimi dhe kriposja e rrugës, që qarkullimi të bëhet me zinxhirë. Në pjesën tjetër të vendit ka patur rreshje shiu me intensitet të mesëm dhe të lartë. Kontraktorët kanë bërë të mundur pastrimim e rrugës në Kalimash-Fushë Arrëz. Në momentin e parë është kaluar me një korsi, ndërsa tani kalohet në të dy korsitë.
Kemi pasur rënie gurësh në Elbasan, Peqin, Çorovodë, Berat, Peshkopi. Kemi patur edhe vërshime të përroit, por tani situata është pa problem. Dje në darkë është bërë sinjalistika e nevojshme.
Situatë më problematike në të gjithë Shqipërinë kemi patur në lagjen Konia në Korçë, ku si rezultat i rreshjeve të dendura dhe ngopjes së ujrave nëntkosor kemi patur bllokimin e njërës krah të rrugës. Kemi bërë të mundur vendosjen e sinjalistikës rrugore, një semafor, që detyron të lëvizet në një krah, ndërsa sakaq grupet e ARRSH-së janë në terren.”
Cilat janë shkaqet që kanë sjellë këto dëmtime?
“Aksi Qafë Llogara-Sarandë është një aks që në vitet 2000 është reabilituar në gjeometri. Në 2008, aksi Borsh-Sarandë është përfunduar në rehabilitim. Nga 2008 e deri më sot ka qenë në mirëmbajtje rutinore nga ARRSH, ndërsa prej 4 vjetësh doja të theksoja që ARRSH në sektorin e mirëmbajtjes është ndarë në pjesë. 1 në menaxhimin e fondeve të Bankës Botërore ku ka 1734 kilometra dhe pjesa tjetër plotësohet nga 38 kontratat e mirëmbajtjes së rajoneve veriore, qëndrore dhe jugore. Ky aks, Qafë Thanë që është bërë edhe unaza e Jugut, menaxhohet nga Banka Botërore me nëntraktor Salillarin. Ka për bazë rehabilitimin me efekt të mesëm të karaxhatës dhe rehabilitim rutinë si pastrime kanalesh dhe pusetash, sinjalistikë vertikale dhe horizontale si dhe menaxhimin e trafikut në rrethanat e vështirësisë.
Praktikisht çedimi i murit që bëri të mundur pastaj shembjen e rrugës ka ardhur si rezultat i gjeologjisë së ngopur me ujë në lotin 1. ARRSH që në vitin 2013 ka evidentuar një çedim të kësaj zone dhe ka bërë një studim në 2015 se si kjo zonë duhet të forcohet. Njëra prej korsive tani ka çeduar dhe studimi për këtë situatë emergjente javës që vjen do të nisë nga fillimi.”
Çfarë masash konkrete dhe administrative ka marrë ARRSH për këtë rast?
“Masat konkrete janë që studimi i 2015 të vihet në zbatim. Madje të rishikohet ky studim për t’u përshtuar me situatën. Në kilometrat e rrugës, gjithmonë kur veprat e artit kanë praninë e ujërave nëntokësore, këto masa inxhinierike në kohë mbahen me mirëmbajtje, por hera herës ndodh çedimi i mureve, çedimi i pusetave, të cilat riparohen me kalimin e kohës.”
Edhe në Lezhë ka patur çarje totale të rrugës. Cilat është kompania përgjegjëse për rrugën dhe çfarë masash keni marrë aty?
“Atëherë ARRSH ka 4 mijë kilometra në inventor dhe kjo rrugë nuk përmbahet nga ne, por nga pushteti lokal.”
Sa janë rrugë të reja dhe janë deklaruar si rrugë me standarte? A kemi një problem sigurie dhe përmbushje kërkesash të kontratave në këtë rast?
“Rrugë të reja me standarde europiane tashmë kemi bypassin e Fierit, kemi rrugën Tiranë-Elbasan, Levan-Vlorë, Plepa-Rrogozhina, të cilat nuk kanë patur probleme gjatë reshjeve. Këto rrugë me projektet e reja do të kenë kthehen edhe në standarde më të mira.”



