Greqia po kërkon rrugë komunikimi me Turqinë

Greqia po kërkon rrugë komunikimi me Turqinë

Pas fitores së Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vendit të tij, Athina po vazhdon strategjinë e saj për të rihapur gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme rrugët e shumta të komunikimit midis Greqisë dhe Turqisë.

Kryeministri i përkohshëm i Greqisë, Ioannis Sarmas, uroi Erdoganin me një letër, duke i uruar popullit turk paqe dhe prosperitet.

Ndërkohë, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis i tha Mega TV të hënën se nëse ai fiton më 25 qershor, do të përpiqet të ketë një takim me Erdoganit gjatë Samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, më 11 dhe 12 korrik. 

Pas  25 qershor, pritet të rifillojë procesi i diskutimeve për masat e ndërtimit të besimit (CBM) në nivel të ministrive të Mbrojtjes Kombëtare, me kontakte eksploruese dhe dialog politik në nivel të ministrive të Jashtme.

Kjo do të pasohet nga e ashtuquajtura "agjendë pozitive", ku pritet të diskutohet veçanërisht mbi energjinë. Mundësitë janë që të vendosen baza bashkëpunimi në sektorin e energjisë, veçanërisht në aspektin më të drejtpërdrejtë, përkatësisht në transportin e gazit natyror të lëngshëm si në Greqi ashtu edhe në Turqi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy