
Ne i dimë shumë mirë këshillat për dhëmbë të shëndetshëm - laji dy herë në ditë dhe mos ha shumë sheqer. Pse na duhet të vizitojmë herë pas here dentistin atëherë?
E vërteta është se ka më shumë për të bërë që t’i mbash dhëmbët të shëndetshëm.
Mënyra
Mënyra si përdor furçën bën ndryshimin e madh.
Dy minuta a pak më tepër kohë për të hequr pllakëzat janë koha e duhur e furçimit. Efekti zgjat 12 orë. Dy herë në ditë, një për ditën, një për natën.
Furçat elektrike mund të jenë më të efektshme se ato të zakonshmet. Një furçë e vogël mund të arrijë në zona të ngushta, por ato të mesmet nuk dëmtojnë mishrat.
Përdor pastë dhëmbësh me fluor dhe tableta ndihmëse.
Fluori zëvendëson mineralet e humbura dhe i bën ata më të fuqishëm. (Kontrollo për përqendrimin e tij në pastën e dhëmbëve që blen.)
Pështyj mos shpëlaj
Natën në gojë prodhohet më pak pështymë se ditën, prandaj dhëmbët janë më pak të mbrojtur nga acidet.
Pas larjes së dhëmbëve përveçse ujit mos ha a pi gjë tjetër. Kështu dhëmbët nuk sulmohen nga bakteriet dhe fluori funksionon ëm mirë.
Pas furçimit mos i shpëlaj dhëmbët me ujë, vetëm pështyj. Duket e vështirë në fillim, por kjo redukton prishjen e dhëmbëve gjer në 25%.
Kujdes sheqerin
Sheqernat gjenden në mënyrë natyrore në shumë ushqime, si frutat etj., dhe i shtuar në shumë ë tjera.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se duhet llogaritur marrja e tyre. Më pak se 5% të kalorive të tua ditore, për të rriturit, pra 30g (8 lugë të vogla çaji).
Laji dy herë në ditë me pastë me fluor, pështyj mos i shpëlaj, mos ha pas larjes së dhëmbëve natën, dhe mos ha sheqerna më shumë se katër herë në ditë. Kaq e thjeshtë! /Marrë me shkurtime sipas CNN, përgatiti Erina Çoku/



