
Pas ngjarjes së ndodhur këtë të enjte në kryeqytet, ku një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit mbeti i plagosur në krye të detyrës, ka reaguar edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj. Në postimin e tij Veliaj i uron shërim të shpejtë Ilirjanit, ndërsa thekson se as presidentët e lojtur, dhe as rrugaçët famëkeqë nuk do e ndalin zhvillimin e kryeqytetit.
Postimi i Veliajt:
Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person më precedent penal, tashmë në pranga!
I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit!
Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugaçët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën!
Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon – e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës se rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i çoj deri në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!



