Dokumentet sekrete nga Pentagoni, SHBA-të përgjuan sekretarin e OKB-së Guterres

Dokumentet sekrete nga Pentagoni, SHBA-të përgjuan sekretarin e OKB-së Guterres

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjuar bisedat telefonike të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres me zyrtarë dhe diplomatë të tjerë të OKB-së.

Një lajm i tillë raportohet nga Washington Post, duke cituar dokumente të tjera midis atyre që janë pjesë e rrjedhjeve të Pentagonit.

Midis dosjeve del një në të cilin Guterres thotë se është “i indinjuar” pasi i është mohuar një vizitë në rajonin e shkatërruar nga lufta në Etiopi dhe zhgënjimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Mes përgjimeve kishte edhe bisedime me këshilltarët e tij për takime të tjera diplomatike.

Në një nga dokumentet, Guterres përshkruhet si i pakënaqur me mundësinë për të vizituar Kievin në mars, afër udhëtimit të tij në Afrikë dhe më pas në Zvicër, Irak dhe Katar.

Arsyet e pakënaqësisë së tij nuk shpjegohen, por një diplomat i OKB-së vuri në dukje se Guterres udhëton me fluturime të planifikuara dhe vizita në Ukrainë do të kishte përfaqësuar një tjetër udhëtim të gjatë për 73-vjeçarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy