Matematika/ Prof. Naço dhe nxënësit: Pa pasionin për olimpiadat, nuk shkon larg (VIDEO)

Matematika/ Prof. Naço dhe nxënësit: Pa pasionin për olimpiadat, nuk shkon larg (VIDEO)

Në studion e MCN Informacion u diskutua mbi olimpiadat e matematikës. Profesor Adrian Naço, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Matematikës, dhe katër studentë të tij, pjesëmarrës në olimpiada, ndanë me shikuesit përvojat dhe sfidat e përgatitjes. 

 

Gledis Kallço, trajnues/lider

Është e vërtetë që ke nevojë për një prirje. Çdokush ka prirje të shkojë drejt një niveli. Por lidhet me pasionin, pasionin e mësuesve për të bërë të dëshirueshme lëndën. Gara kombëtare është akoma jo në linjën e duhur me garën ndërkombëtare. 

 

Adrian Naço, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Matematikës

Kurrikulat kanë mangësi. 10% e atyre që duhet të mësojnë për olimpiadat bëhen në shkollë. Fatkeqësisht për disa nxënës që kanë etje nuk ka mënyrë motivuese. Një nxënës e ka të vështirë të ecë përpara pa një mësues të mirë. Por nuk është e pamundur. 1% është talenti, 99% është puna. Puna është ajo që i duhet për të plotësuar gjithë puzzle. Ne kemi ndërtuar një olimpiadë për mësuesit e Kosovës për nxënësit deri në klasën e shtatë. 

A ka nxënës të talentuar që ngelen në Shqipëri për studime? Kjo është pyetja që duhet të bëjmë sot. 

 

Marius Gjika – fitues i Olimpiadave Kombëtare 2025-2026

Nëse merr një nxënës olimpiadash dhe i jep libra shkolle, për ta janë të lehta. Kurrikula është lehtësuar shumë dhe është bërë diçka që ua ka vështirësuar jetën nxënësve që marrin pjesë në olimpiada. 

Unë përpiqem ta marr notën e mirë duke bërë minimumin e punës që duhet bërë për ta marrë atë minimum. Deri tani shkolla ka qenë mirënjohëse. 

 

Orest Sherko, pjesëmarres në BMO 2025 (Ballkanike)

Jam në maturë dhe këtë vit kam pasur shumë punë. Kam ngarkesë. Ditët që kam më pak detyra merrem më pak me matematikë. Më pëlqen inxhinieria dhe kam aplikuar për degë inxhinierike. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy