Gjermania mbush depozitat e gazit me më shumë se 90%

Gjermania mbush depozitat e gazit me më shumë se 90%

Rezervat e gazit në Gjermani janë rimbushur me 90.07% kapacitet, tha në faqen e saj të internetit ofruesi Evropian i Magazinimit GIE AGSI+.

Ekonomia më e madhe e Evropës  është veçanërisht e varur nga eksportet e gazit të Rusisë për të furnizuar me energji shtëpitë e saj dhe industrinë e rëndë.

Në një përpjekje për të hequr dorë nga furnizimet ruse me energji, vendi aktualisht po merr gaz nga tubacionet nga Holanda, Belgjika dhe Norvegjia.

Robert Habeck, ministri i Gjermanisë për çështjet ekonomike dhe veprimet klimatike, tha se vendi mund të "kalojë mirë dimrin" pa gazin rus, por shprehu shqetësim për nivelet e furnizimit në periudhën kohore pas dimrit.

Paralajmërimi i Habeck se rezervat e gazit do të ishin "me të vërtetë bosh" pas sezonit të ftohtë, sepse ekonomia "do të kishte përdorur gazin" u citua në radion publike gjermane Deutschlandfunk.

Më herët këtë vit, zyra rregullatore e Gjermanisë për gazin dhe energjinë elektrike tha se nuk ka gjasa që vendi të arrijë një nivel magazinimi prej 95% deri në nëntor  "pa masa shtesë".

Komentet në korrik erdhën pasi kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftoi reduktime të mëtejshme të rrjedhës së gazit përmes tubacionit Nord Stream 1, një  arterie jetike që lidh rezervat e mëdha të gazit të Rusisë me Evropën nëpërmjet Gjermanisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy