Fokusi i Ramës te bashkitë/ Haxhiu: Populli i dha gjithçka që të qeverisë me standarde, i paraprin zgjedhjeve në Tiranë dhe Berat

Fokusi i Ramës te bashkitë/ Haxhiu: Populli i dha gjithçka që të qeverisë me standarde, i paraprin zgjedhjeve në Tiranë dhe Berat

Analisti Baton Haxhiu, fokusin e Kryeministrit Edi Rama për bashkitë në vend duke folur për hapësirat publike ku kërkoi shkarkime drejtorësh në Vlorë e sheh të lidhur me mandatin e katërt qeverisës, në mënyrë që të mos tolerohet shkelja e standardeve.

Ai tha për edicinion e lajmeve në MCN TV se ky aksion i paraprin zgjedhjeve të mundshme lokale në bashkinë Tiranë dhe Berat. 

Për shkak se është fitorja e mandatit të katërt, Rama nuk ka për çfarë ankohet, sepse populli shqiptar ia ka dhënë të gjitha që të qeverisë sipas standardeve dhe një nga standardet është të mos tolerohet ajo që po ndodh në Vlorë, Tiranë etj.

Kjo ndodh se së shpejti mund të kemi zgjedhje në Tiranë, Berat dhe disa bashki që Ramën e vendosin në një pozitë, që të thotë se sa ia vlen Partia Socialiste dhe ai si lider, duke prekur ato pika që popullata shqiptare ka ankesa dhe sidomos në zonat bregdetare.

Natyrshëm janë dhe mbeturinat që janë një farë kanceri politik i gjithë strukturave politike, që ngarkojnë ndërgjegjen e secilit politikan dhe të kryeministrit. 

Prej kohësh Rama ka kritikuar “republikën e drejtorëve” dhe Vlora, duket se është e para që preket pas zgjedhjeve. 

Nuk i emëron Rama drejtorët në Vlorë, as nuk i njeh njerëzit deri në kaq detaje dhe as përzihet kaq thellë në punët e bashkisë.

Fatmirësia dhe fatkeqësia e Vlorës, është se Rama udhëtimin më të shpejtë e ka në atë zonë. Prej dëshirës që ajo zonë ka marrë fuqinë e turizmit në Shqipëri, prandaj ai është prezent kudo dhe i kujdesshëm ndaj saj. 

Ka qenë një kulturë e të fortëve për një kohë të gjatë, e cila ka komunikuar në mënyrë korruptive me elementët e drejtorëve dhe burokratëve. Është e pamundur që të kontrollosh gjithçka, kur struktura burokratike është e korruptuar. 

Unë nuk njoh një Kryeministër që të bëjë reagime të tilla, pasi është i vetmi që del dhe sheh që diçka nuk shkon dhe ka padrejtësi dhe për këtë arsye shkarkimi i 21 drejtorëve është i domosdoshëm. 

Tirana ka qenë e atakuar prej kateve pa leje. Rama e ka bërë një gjetje që kush ka bërë kate pa leje të marrë taksa, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Megjithatë institucionet përgjegjëse nuk janë treguar të vëmendshme, pasi taksat nuk janë të mjaftueshme për dëmin publik që sjell. 

Lidhur me mundësinë e ndryshimeve në qeveri, Haxhiu tha se Kryeministri e njeh punën e ministrave dhe çdo meritë dhe dështim i takon dhe atij.

Rama e di punën e secilit ministër, meritat dhe dështimet i takojnë atij. Besoj se është i vetëdijshëm se dhe kritikat dhe lëvdatat i mbarten totalisht atij. 

Në vijim ai nënvizoi nevojën që Partia Demokratike duhet të rilindë një lider të ri, në mënyrë që të rikuperojë veten.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë nuk kanë në krye të tyre një opozitar që i prin dhe mbron interesat e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy