
Operacionet paqeruajtëse botërore janë në rrezik për shkak të mungesës së fondeve "të sigurta, të qëndrueshme dhe të përshtatshme".
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres rikthehet të flasë për mungesën e parave në arkat e OKB-së.
"Helmetat tona blu përfaqësojnë shpresën e fundit për miliona njerëz në botë", por misionet e paqes, si ajo në Afrikën Qendrore, dhe veçanërisht në Mali, janë të rrezikshme dhe të shtrenjta.
Disa ditë më parë, apeli i nisur nga OKB-ja për të mbledhur fonde për 29 miliardë dollarë në vitin 2020 kur, sipas vlerësimeve, për shkak të krizës ekonomike, konfliktet që mbeten në shumë vende dhe ndryshimit të klimës, njerëzit që do të kenë nevojë për ndihmë do të jenë 168 milionë.
Një shifër kjo që është njëzet milionë më shumë sesa supozohej. Guterres është rikthyer të nxisë vendet anëtare të adresojnë "krizën serioze të parave që po prek Kombet e Bashkuara” që gjithashtu ka të bëjë me përpjekjet e paqeruajtjes.



