Gazetarja Klodiana Lala thotë se në kuadër të hetimit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj janë sekuestruar më shumë se dy celularë. Sipas saj, nuk janë vetëm bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të bashkisë të vetmit persona që u janë sekuestruar telefonat, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë të afërt të tij.

Veliaj i është vënë Angonit me bukë në trastë. Nuk e kërkon për ta parë, por për ta intimiduar. Për zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi, hetimet ishin drejt finalizimit. U desh një celular i gjetur në shtëpinë e nënës së Kryemadhit dhe ndryshoi e gjithë narrativa.

Unë kam informacion se janë sekuestruar edhe celularë të njerëzve të tjerë shumë pranë Veliajt. Por hetimi kërkon kohën e nevojshme. Të kërkosh që prokurorët të marrin shkopin magjik e të shkojnë direkt te kryeministri… Erion Veliaj është sistemi.