Softa: Kërcënimi ndaj MCN TV është sulm për të gjitha mediat, reagim i dobët nga institucionet (VIDEO)

Softa: Kërcënimi ndaj MCN TV është sulm për të gjitha mediat, reagim i dobët nga institucionet (VIDEO)

Kërcënimet ndaj drejtuesit të MCN TV, Endri Meksi, kanë ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e mediave në vend dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse. 

 

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në MCN Live, e cilësoi këtë situatë si një alarm jo vetëm për një media të vetme, por për të gjithë median në tërësi.

 

Sipas Softës, rasti nuk duhet parë si një incident i izoluar ndaj një individi, por si një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj një institucioni mediatik. 

 

Ai theksoi se reagimi i strukturave shtetërore ka qenë i vakët dhe jo në nivelin e duhur për një ngjarje të tillë.

 

Duhet të vlerësohet se po flasim për një pronar dhe drejtues të një media dhe jo për një qytetar të thjeshtë. Reagimi i institucioneve duhet të ishte i menjëhershëm për ta parandaluar. Kur ky reagim duket i vakët dhe joserioz deri në këto momente, mendo se çfarë mund të kërkojë një qytetar i thjeshtë që mund të kërcënohet në një moment të caktuar.

 

Ai shtoi se fakti që janë paraqitur prova konkrete, si një automjet i dyshuar pranë ambienteve të televizionit, e bën edhe më të domosdoshëm një reagim të shpejtë dhe profesional nga autoritetet.

 

Nëse ka një denoncim për një automjet apo persona të dyshuar, duhet të kishim këqyrjen e kamerave, verifikimin e automjetit, personat brenda tij dhe motivet e kërcënimit. Mediat janë institucionet që mund të kërcënohen më shumë.

 

Eksperti i sigurisë theksoi se çdo kërcënim ndaj një media përkthehet automatikisht në një kërcënim për të gjitha mediat dhe për lirinë e informimit në vend.

 

Ky kërcënim nuk është vetëm për një media, por për të gjitha mediat. Serioziteti duhet të ishte prezent, duke filluar me një patrullë policie të vendosur aty, por sidomos me shtimin e masave të sigurisë për personin e kërcënuar. Minimumi i reagimit të një institucioni është nisja e hetimit, sepse çdo denoncim duhet të hetohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy