Plani franko-gjerman/ Spahiu: Kosova njihet de juro dhe de facto! Çmimi që do të paguajë, është autonomia e serbëve

Plani franko-gjerman/ Spahiu: Kosova njihet de juro dhe de facto! Çmimi që do të paguajë, është autonomia e serbëve

Politologu Nexhmedin Spahiu, për deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se procesi i planit franko-gjerman do përfundojë së shpejti me sukses në konferencë me Kryeministrin Rama dhe nëse është optimist se do të ketë marrëveshje në Ohër më 18 mars, nuk shprehet i tillë.

Por ai thotë se nëse vërtetë ndërmjetësuesit ndërkombëtar kanë përgatitur gjërat që janë ende të paqarta për të dy palët atëherë mund të ketë marrëveshje.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, Spahiu tha se mbetet e paqartë është se cili do të jetë niveli i autonomisë së serbëve në Kosovë, ku në pikën 7 thuhet se serbët do të kenë një lloj autonomie përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por sipas tij, se cili do të jetë niveli i kësaj autonomie, ndoshta do përcaktohet me ndërmjetësit ndërkombëtarë.

Lidhur me deklaratat e Presidenti serb Aleksandar Vuçiç se shpesh erë ka folur kundër influencës gjermane në Ballkan dhe cilat janë interesat gjermane në Ballkan, Spahiu tha se interesat gjermane janë si çdo fuqi e madhe, që të kenë influencë treg dhe të shtrijnë ndikimin e vetë ekonomik.

Natyrisht politikisht do e garantojë atë treg, që fuqitë konkurrente të mos depërtojnë. Gjermania është njohur si prodhuesi më i madh dhe më i fortë i makinave.

Konkurrente ka Japoninë, Kinën, ndoshta dhe Amerikën, dëshiron që ta garantojë këtë treg.

Kurti nuk ka nevojë të jetë fort transparent, se plani është publikuar dhe më parë ka qenë i publikuar në pika të trasha, de facto dhe de jure me këtë plan, Kosova merr njohje, se elita kombëtare nuk ke ka të qartë se nuk kupton se çfarë do të thotë pika 1.

Çmimi që do të paguajë Kosova, është autonomia e serbëve që ende nuk dihet çfarë niveli është dhe sa do e rrezikojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Prishtina ka pushtetin formal, Beogradi ka pushtetin faktik, për shkak të prezencës së njësive paraushtarake, të veshura me rroba civile përmes të cilëve ushtron trysni te qytetarët serbë në Kosovë, që nuk janë në interesin e tyre personal dhe ndjekin atë që thotë Beogradi.

Shpërngulja nuk është gjë e re, as për shqiptarët që qytetarët po braktisin vendet dhe po ikin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy