
Një reporter holandez i krimit, i cili kishte qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje u qëllua dhe u plagos rëndë në Amsterdam të martën në mbrëmje.
Peter R de Vries, i njohur gjerësisht dhe i vlerësuar për punën e tij hetimore mbi botën e krimit Hollandez, u qëllua në kryeqytet ndërsa largohej nga një studio televizive ku kishte qenë i ftuar.
Pas ngjarjes, policia ka raportuar se tre persona janë arrestuar, dy të cilët ishin në një makinë në një autostradë dhe një në Amsterdam, shkruan Euronews.
Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, një nga të arrestuarit është vrasësi i dyshuar. Ai nuk dha informacion të mëtejshëm mbi arrestimet ose një motiv të mundshëm të krimit.
Kryeministri i përkohshëm Hollandez Mark Rutte tha se të shtënat me armë ishin "tronditëse dhe të pakonceptueshme".
"Është një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe për këtë arsye një sulm ndaj lirisë së shtypit që është kaq thelbësore për demokracinë tonë dhe shtetin tonë ligjor," tha ai në një konferencë shtypi.



