
Këmishë e zbërthyer poshtë një xhakete ngjyrë kremi, pak ngjyrë dhe nofullat karakteristike. Nga “Beautiful” në skenën e Forza Italia. Ylli një prej serialeve më jetëgjatë të ekranit të vogël, “Ridge Forrester” – Ron Moss, ka ngrohur audiencën për Silvio Berlusconin.
I pritur nga duartrokitjet e publikut, Moss iu bashkua konventës së partisë së kavalierit. "Jam shumë i lumtur që jam këtu - tha ai - dhe falënderoj Silvio Berlusconin. Nëse do të isha rezident në Itali nuk do të kisha asnjë dyshim, do të votoja për të". Në fjalimin e tij, Moss foli për dashurinë për Pulian, ku së fundmi ai investoi në një shtëpi ferme të shekullit XVII midis Fasanos dhe Monopoli.
"E njoha Pulian dhjetë vjet më parë dhe më rrëmbeu zemrën - tha ai - ka diçka ndryshe në Pulia nga të gjitha rajonet e tjera italiane. Pashë mundësitë e një rritjeje të madhe të kësaj toke, ndaj investova në verë së bashku me shumë miq dhe sot Pulia është shtëpia ime e dytë. Ne ende duhet të luftojmë për lirinë në këtë botë të çmendur, për paqen dhe lirinë, dhe në Pulia gjeta një copëz të vogël paqeje dhe lirie".
Silvio Berlusconi ka ‘postuar’ në rrjetet sociale një foto të tij me aktorin amerikan. “Faleminderit Ronn Moss për fjalët e tij dhe për dëshirën për të marrë pjesë në konventën e Forza Italia në Napoli”, ka shkruar presidenti.



