<p>Gjykata Federale e Drejtësisë ka konfirmuar dënimin e ish-sekretares naziste Irmgard Furchner me akuzën e bashkëpunimit në masakrën e mbi 10.505 personave në kampin e përqendrimit Stutthof.</p> <p>Besohet se çështja është ndoshta rasti i fundit në fushën e krimeve të kryera në Luftën e Dytë Botërore. </p> <p>Gjykata hodhi poshtë kështu ankesën e avokatëve të gruas, e cila tani është 99 vjeçe, kundër gjykatës së Itzehoe që e kishte shpallur fajtore.</p>



