Një operacion i policisë në Fushë-Krujë u finalizua me kapjen e një sasie të madhe marijuane dhe arrestimin e 6 personave. 425 kg kanabis, 12 armë zjarri dhe municion luftarak u kapën në Fushë-Krujë, ndërsa në pranga përfunduan gjashtë persona.
Ndërhyrja e beftë e policisë ka ardhur në momentin kur do të kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Një pjesë e drogës është sekuestruar në një automjet furgon, ku ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci, rreth 170 kg kanabis.
Pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.
Të arrestuar
Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Durim Demiri, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë. Në kërkim P.D.



