
Albin Kurti thotë se bashkimin me Shqipërinë e sheh përmes një forme paqësore dhe demokratike, jo duke nisur një luftë të tretë ballkanike. Kandidati për kryeministër thekson se Kosova duhet të ketë drejtën e referendumit, ndërsa paralajmëron se në procesin e dialogut me Serbinë nuk do të hyjë për të kompesuar këtë të fundit.



