Prokuroria Speciale për arrestimin e Gucatit: Ka dijeni për krimet e kryera, ka frikësuar dëshmitarët dhe mund të arratisej

Prokuroria Speciale për arrestimin e Gucatit: Ka dijeni për krimet e kryera, ka frikësuar dëshmitarët dhe mund të arratisej

Prokuroria Speciale ka zbardhur raportin për arrestimin dje në zyrat e OVL-UÇK-së të kryetarit Hysni Gucati. Sipas prokuorit që ka në dorë hetimet, Hysni Gucati dyshohet se ka dijeni për krimet e kryera dhe ka frikësuar dëshimtarët, duke publikuar emrat e tyre. Fletarrestimi i lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucati e ngarkon atë me tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërndarë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Prokurorit, kreu i OVL-UÇK-së ka njohje dhe burime policore e informative të cilat mund ta ndihmojnë të shkojë në vende ku Dhomat e Specializuara të Hagës nuk kanë akses.

Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy