Juristët e Komisionit të Venecias kanë rrëzuar në thelb propozimet e Partisë Demokratike që krerët e gjyqësorit të zgjidhen me dy të tretat e votave.
Sipas Venecias skema e propozuar nga eksperët pra tre të pestat e deputetëve është normale dhe legjitime.
Megjithatë grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës propozon dhe formula kompromisi. Të ndjekim kronikën e zgjeruar
Komisioni i Venecias ka sjellë draftin final të rekomandimeve të Reformës në Drejtësi, duke propozuar një formulë marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e krerëve të drejtësisë, si nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit ashtu edhe krerët e Gjykatave por edhe të Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Në dokumentin që ka mbërritur dje në Tiranë, bëhet e qartë se variant i propozuar nga komisioni i ekspertëve që Kryeprokurori, krerët e gjykatave dhe anëtarët e Këshillit të Gjyqësorit për t’i votuar me 3/5-at e deputetëve është i ligjshëm, por meqë kjo shumicë e ka këtë numër votash, atëherë mund të përcaktohet në ligj një variant që përcakton se vetëm në këtë legjislaturë krerët të zgjidhen me 2/3-at.
Në fakt këtë variant, Komisioni i Këshillit të Europës “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” e jep vetëm për Kryeprokurorin e Përgjithshëm ndërsa për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit që zgjidhen nga Parlamenti, Venecia propozon që të zgjidhen me kuota si nga mazhoranca dhe opozita. Në draft theksohet se 3 anëtarë mund t’i ketë shumica dhe 2 opozita.



