Shqipëria ka tashmë në tregun e kapitaleve bursën e parë të licencuar. ALSE është bursa që do tregtojë tituj të ndryshëm, pra, bono dhe obligacione të qeverisë, por edhe të bizneseve dhe qytetarëve. Artan Gjergji, Drejtori i Bursës së sapolicencuar, ALSE në një intervistë për Tema TV thekson se bursa e parë do të jetë një dritare për të gjithë ato subjekte apo individë, që kërkojnë alternativa të reja në tregun e kapitaleve.



