
Një tjetër dosje në duart e SPAK dhe sërish në fletët e saj ndodhen emra të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të policisë. Erzen Breçani ish zv drejtori i policisë Tiranë ndodhet në burg tashmë dhe po kështu edhe Dedan Gjoni që deri para tre ditësh drejtonte komisariatin nr. 6.
Lidhur me këtë, avokati Kujtim Cakrani në MCN Live u shpreh se këto akoma nuk janë akuza, por përgjime të bëra nga partnerët tanë Franca, Holanda, Belgjika për interesa të tyre.
Ai tha se përgjimet nuk janë prova, por mjeti që të çon tek prova dhe sipas tij, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.
Inteligjenca e tyre ka dekriptuar telefona të cilët kishin aplikacione të veçanta dhe ata për sigurinë e tyre kombëtare kanë konstatuar se në këto telefonata ka pasur gjuhë shqiptare ku nga të cilat të dhënat rezulton si gjuha e dytë më e folur në këto biseda. Ata i kanë dëgjuar këto pa vendime gjykate, dhe ja kanë sjellë Shqipërisë që në rastin konkret është ministria e drejtësisë e cila pas përkthimit ja kalon prokurorisë. SPAK nuk ka ngritur akuzë, por i ka në hetim. Këto nuk janë interceptime, dhe asnjë gjykatë nuk ta pranon si provë, por në Shqipëri ka ngjallur problematika sepse është një vend që ka problemet e veta dhe me institucionet.
Më tej ai shtoi se në praktikat e vendeve evropiane normalisht dhe vendimet e gjykatave shqiptare i ka cilësuar se përgjimet nuk janë prova, por mjeti që të çojnë tek prova dhe kjo sipas tij ka shumë rëndësi se janë arrestuar persona.
Unë nuk mund të pretendoj se SPAK po bën mirë sepse ata po mbahen në burg pa prova. Përgjimet po, por me çfarë janë kapur. Holanda duhet të nisë hetimet për ta jo Shqipëria. Pse s’ka nisur procedimi në ato vende ku dyshohet se kanë bërë trafik, dhe ja nisin Shqipërisë. Prokuroria shqiptare aktualisht ka dënuar dhe po dënon pafundësisht fshatarë akuza këtu tek ne është në nivele skandaloze. Jo çdo person që merr në hetim SPAK është i fajshëm, kjo praktika e gjyqit popullor duhet të marrë fund. Deri sa të ketë një vendim të formës së prerë, personi prezumohet i pafajshëm, por ne e bëjmë të fajshëm pa folur gjykata.
I pyetur se si e sheh inkriminimin e policisë, Cakrani tha se përgjegjësia në demokraci në një shtet të së drejtës është individuale, iku koha e përgjegjësisë që internohej familja. Ai tha se personat me rrezikshmëri të lartë nuk ndodhet fare në Shqipëri, ndërsa theksoi se dosjet duhet të shpërndahen dhe në prokuroritë e rretheve pasi s’mund të merret me të gjitha SPAK.
Në kërkim mund të jenë policor apo nga prokuroria, por varet dhe vepra penale që kanë kryer. Varet rrezikshmëria e personave që janë në kërkim dhe kjo në kërkim nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme se dikush i është fshehur drejtësisë. Mendoj se të gjithë ata që kanë rrezikshmëri nuk ka njeri në Shqipëri, por janë të larguar. Në Dubai shkojnë kryesisht sepse është vendi që nuk mund të ekstradohesh, krijon rehatinë e tij, s’ka rëndësi për prejardhjen e parave dhe mund të bësh një biznes. Kjo është ajo që ata kanë gjetur aty paqen dhe jo vetëm shqiptarët. Dubai është oazi i paqes për të shijuar paratë dhe jetën.
Cakrani theksoi se ne ja kemi besuar të gjithë punën, apo të gjithë jetën 20 prokurorëve të SPAK duke harruar që janë dhe 13 prokurori të tjera në rrethe që s’merren fare me krime që duhet ti hetojnë.
Prokurorit e rretheve nuk kanë më atë ngarkesën sepse i ka marrë të gjitha SPAK dhe kështu që duhet riparë me ligj dhe disa dispozita që duhen hequr nga SPAK sepse ka shumë mbingarkesë sepse aq është struktura e SPAK. Fshatarët që mbjellin kanabis nuk është nevoja të hetohen nga SPAK dhe kështu shpërndahet dhe puna. SPAK është bërë si ajo që vetëm ai punon.
Lidhur me pastrimin e policisë, Cakrani tha se pa veting kjo nuk mundtë ndiodhë, ndërsa theksoi se problemi qëndron në problematikat metë cilat po përballet policia e shtetit duek i detyruar 3 mijë prej të tyre që të japin diorëheqjen.
Ju kujtohet 3-4 vite më parë nisi vetingu në polici dhe me bujë të madhe ministri i atëhershëm tha se do filloj vetëpastrimi dhe kemi folur në këtë studio për problematikën që ka policia e shtetit. Ky veting filloi dhe largoi disa policë mes tyre dhe të ndershëm dhe qëndruan ata me vila, të pasur. Nuk u kuptua pse vetingu nuk vazhdoi. Balla thotë me të drejtë do pastrohemi, por si nëse nuk bën vetingu s’ke si të vetëpastrohesh sepse çdo përgjim ty po të vjen nga partnerët e huaj sepse në të kundërt ti do i kishe akoma në detyrë këta policë. Pra nëse nuk vazhdon i pavarur vetingu në polici s’ka si të vetëpastrohet. Po të ndalosh dhe të flasësh me policët do kuptosh se çfarë problematikash ata kanë dhe ata janë larguar vetë nga këto radha. Polici ka një familje dhe ata na thonë që ne marrim 600-700 mijë lekë si do e mbajnë familjen. 3 mijë policë kanë dhënë dorëheqjen. Balla nuk duhet të shohë vetëpastrimin por problemet e policisë.



