Rama: Ja çfarë i ofrova Bashës dje, unë as në ëndrra nuk i kam parë kur isha në opozitë

Rama: Ja çfarë i ofrova Bashës dje, unë as në ëndrra nuk i kam parë kur isha në opozitë

Kryeministri Edi Rama ka treguar përse u tërhoq nga oferta e parë për PD-­në, për lëshimin e katër ministrave dhe zëvendësimin e tyre me 4 zv.ministra teknikë.

“Saliu është shahist i vjetër dhe duhet të kuptojë se ajo që ishte në tavolinë para një jave nuk është në tavolinë gjithmonë se ky është shahu. Nëse refuzon ta hash një gur kur duhet ta hash, mos kujto se e ke aty gati për ta ngrënë sa herë të duash ti dhe ti ndërkohë e ke mendjen te mbretëresha, jemi kundërshtarë këtu nuk i tregojmë PD si duhet të lëvizë”,­ tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Në lidhje me tryezën e djeshme te Presidenti, Rama tha se i ka bërë opozitës propozimin më të mir ëtë mundshëm. “Një propozim që mbi të gjitha që në ëndrrën time më të bukur kur isha kreu i opozitës nuk guxoja të shikoja të mundshëm për të na garantuar ne, i ofrova garanci monitoruese opozitës brenda qeverisë”,­ tha Rama.

“Një zv.kryeministër i propozuar nga PD, por jo anëtar i PD, i cili të vihet në krye të një task­force për të garantuar mospërfshirjen në proces në favor të shumicës të të gjitha pjesëve të trupit të shtetit. Ky zv.kryeministër me një përfaqësues të zgjedhur nga SHBA, BE dhe OSBE do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë mbi bazën e një rregulloreje të dakordësuar ku do përcaktohen të gjitha pikat detyruese për qeverinë dhe agjencitë shtetërore që nuk duhen shkelur.

Ndërkohë një zv.ministër i Brendshëm i propozuar nga PD dhe me një përfaqësues nga SHBA, një nga BE dhe një nga OSBE, si dhe 1 zv.drejtor i përgjithshëm i policisë dhe 12 drejtorë në qarqe janë në varësi të këtij zv.ministri.

Të gjitha akuzat që bëhen për përfshirjen e policisë të adresohen në kohë reale. Në momentin që diçka pretendohet se ndodh adresohet drejtëpërdrejtë dhe nëse është e vërtetë merren masa. E njëjta gjë për arsimin. Një zv.ministër i propozuar nga PD, jo anëtar i PD, me monitorët e huaj në krah dhe një përfaqësues të vetin ose të huaj në çdo drejtori rajonale arsimore merren në kohë reale ankesat.

Një zv. Ministër te Drejtësia për të monitoruar burgjet. Kam thënë që PD mund të zgjedhë një ministër politik, cilido qoftë ai, mundësisht të njohë internetin, jo revolverin. Ta vendosim ministër shteti për teknologjinë në zgjedhje, të ketë ekipin dhe buxhetin e tij dhe të përgatisë një projekt qeveritar për numërimin elektronik dhe votimin elektronik dhe jetën elektronike të PD­së. Në qoftë se projekti është i besueshëm dhe i zbatueshëm dhe i certifikuar nga OSBE, jemi gati ta bëjmë gati për zgjedhjet e vitit 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy