Kalemaj: Rama nuk ka program dhe as bilanc

Kalemaj: Rama nuk ka program dhe as bilanc

Politologu Ilir Kalemaj thotë se Kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se në gjithë këto mandate nuk i ka shërbyer programi politik dhe se premtimet që ka bërë, Partia Socialiste nuk i ka mbajtur.

Ai deklaroi për MCN Live, se Rama edhe ato pika të programit që ka prezantuar kalimthi, i ka marrë nga opozita dhe se nuk ka bilanc për çfarë ka bërë.

Dje pashë të përdorte disa terma programi, por duket që ishin bërë shkel e shko pasi kishte ngatërruar termat për pensionin minimal dhe pensionin mesatar.

Disa pika të programit më shumë kanë grabitje e disa nga pikave kryesore të opozitës se sa teza të tij.

Rama edhe si socialist apo progresist ka dështuar të sjellë disa nga formulat që sjellin mirëqenie sociale në vend, ka hequr nga ndihma sociale mijëra e mijëra vetë.

Ka futur PPP-të, por çfarë janë politikë e majtë apo e djathtë?

Zoti Rama nuk ka bilanc se çfarë është bërë dhe as program se çfarë do të bëjë, përveçse në 2030 do të na fusë në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy